Shefi i ekipeve përfaqësuese të të rinjve të Gjermanisë, Kai Kruger, e ka vlerësuar ish-mbrojtësin Shkodran Mustafi. Ai ka thënë se Mustafi “është dhuratë” për Gjermaninë.
Kampioni i botës me Gjermaninë është pjesë e shtabit teknik te Gjermania U21.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë vetë nuk kam të kaluar migrimi. Mund t’ju tregoj shumë për këtë. Jam i apasionuar pas kësaj teme sepse lojtarët janë të rëndësishëm për mua, por nuk e kam përjetuar kurrë këtë konflikt të brendshëm. Prandaj, të kesh njerëz si Shkodrani në ekip është një aset i madh. Është një dhuratë”, ka thënë Kruger, për “t-online.de”.
Në shkrimin e mediumit gjerman, që kishte për temë largimin e lojtarëve me dyshtetësi, vlerësohet vendosmëria e Mustafit për të luajtur për Gjermaninë e jo për Shqipërinë.
“Shkodran Mustafi, për shembull, ishte ndihmëstrajner për ekipin gjerman U17 përpara se të kalonte tek U21. Fituesi i Kupës së Botës 2014 mund të kishte luajtur për Shqipërinë në vend të Gjermanisë, por zgjodhi Federatën Gjermane të Futbollit”, shkruan “t-online.de” të dielën.
Fituesi i Kupës së Botës 2014, në gusht të vitit të kaluar u bë ndihmës i përzgjedhësit të Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo.