Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Belgjika kritikohet ashpër pas barazimit me Iranin

Belgjika kritikohet ashpër pas barazimit me Iranin

Përfaqësuesja e Belgjikës ende nuk ka shënuar fitore në Botëror. 
Belgjika ka dy barazime. 

Në xhiron e parë të Grupit G barazoi 1:1 me Egjiptin. Ndërsa të dielën u ndal në barazim pa gola nga Irani. 
Ish-mbrojtësi i Belgjikës, Toby Alderweireld, mendon se përpos portierit Thibaut Courtois, futbollistët e tjerë nuk po paraqiten në nivelin e duhur. 

Ai shtoi se skuadra duhet të përmirësohet. 

“Me përjashtim të Courtois, lojtarët kryesorë nuk po luajnë siç pritet. Kjo është problematike. Në përgjithësi gjërat thjesht duhet të përmirësohen. Ky grup është më i dobëti në turne. Duhet të përfundojë e para në grup”, ka thënë Alderweireld. 

Belgjika ndeshjen e fundit në grup e luan më 27 qershor ndaj Zelandës së Re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo