Bosnjë-Hercegovina ka fituar 3:1 përballë Katarit në ndeshjen e fundit të Grupit B dhe tani e pret kualifikimin.
E ka përfunduar grupin me katër pikë në vendin e tretë. Katari eliminohet nga Botërori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen e zhvilluar në Seattle të mërkurën mbrëma, Bosnjë-Hercegovina e mbylli pjesën e parë 2:1. Kerim Alajbegoviq dhe autogoli i Sultan Al Brakes i dhanë epërsinë 2:0, ndërsa Hasan Al Haydos shënoi për Katarin.
Rezultatin e vendosi goli i Ermin Mahmiqit në minutën e 80-të. Mahmiq e zëvendësoi Edin Xhekon në minutën e 64-t.
Bosnjë-Hercegovina me katër pikë ka gjasa të mira për të avancuar në fazën nokaut të Kupës së Botës.