“Ishin javët dhe rrugëtimi më i mirë që kam pasur gjatë gjithë jetës”, tha Erling Haaland pas eliminimit të Norvegjisë nga Anglia në çerekfinale të Kupës së Botës.
Haalandi është ylli më i madh i këtij Botërori. Ai ka pushtuar mediat sociale me veprimet në fushë dhe jashtë saj. Sulmuesi ka çmuar çdo minutë në Botëror dhe këtë e ka bërë të qartë për të gjithë. Ka pushtuar ballinat dhe zemrat e miliona tifozëve me modestinë e tij.
Në disponim brilant, ai foli për mediat norvegjeze dhe ato botërore edhe pas humbjes 2:1 të Norvegjisë nga Anglia, në orët e para të së dielës.
Norvegjia ka përfunduar Botërorin bindshëm më të suksesshëm të saj deri më tani. U ndal në çerekfinale.
Haalandi e përfundoi Botërorin me shtatë gola. Shënoi golat në dy fitoret e fazës nokaut të Norvegjisë.
Edhe
“Haaland-mania” pushton Kupën e Botës
“Ishte plotësisht e pabesueshme dhe është vështirë të pranohet tani. Ndien një lloj zbrazëtie. Nëse mendoj shpejt për këto 40 ditë, ishte absolutisht çmenduri”, ka thënë Haaland.
E gjithë Norvegjia e pa ndeshjen ndaj Anglisë. Mijëra dolën në rrugë pas ndeshjes. Sipas policisë, në Oslo ishin mbi 20 mijë shikues në qendër, pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë.
“Ishte e pabesueshme”, thotë Haaland. “Të arriturat janë një gjë. Të fitosh ndaj Brazilit është një gjë, por ajo që më gëzon më së shumti është mënyra se si e kemi vendosur Norvegjinë në hartë”, ka thënë sulmuesi i Manchester Cityt.
“Mendoj se e ka ndryshuar Norvegjinë. Mendoj se më ka ndryshuar mua. Ka pasur shumë gjëra gjatë këtyre gjashtë javëve të jashtëzakonshme. Ka pasur shumë përshtypje, shumë emocione”.
Sulmuesi i fuqishëm ka thënë se detajet e vendosën fituesin në ndeshjen ndaj Anglisë. Haaland ngul këmbë se nuk ishte faul veprimi i tij që solli anulimin e golit të dytë të Norvegjisë. Dhe është plotësisht i bindur se topi preku telin mbi fushë para golit të Anglisë.
“Mendoj se të gjithë norvegjezët e çmojnë shumë këtë paraqitje. Shpresoj se i ka bashkuar njerëzit. Ne duhet të jemi krenarë, por në të njëjtën kohë të mësojmë prej kësaj”, ka vazhduar “makineria e golave”.
“Përfundimisht jam krenar. Isha krenar gjatë gjithë rrugës. Nuk e di çka të them tjetër, pasi kam folur kaq shumë këtu në SHBA. Tani jam i lodhur dhe është koha për pushim”, ka thënë Haaland.
Edhe
Qumështi i papërpunuar, i pazëvendësueshëm në tavolinën e Haalandit
Ndaj Anglisë, Haaland nuk shënoi për herë të parë kur ishte në fushë për Norvegjinë në 636 ditët e fundit.
“Pasi luajta me Norvegjinë në çerekfinale dhe tani shkoj në pushim, mund të them se jeta ime është shumë e mirë. Më pëlqen dhe jam në vend të mirë”, ka vazhduar sulmuesi, ndërsa është pyetur se është është të jesh “Haaland” tani.
Ai i gëzohet pamjeve nga entuziazmi në Norvegji. Dhe shpreson se tani përfaqësuesja norvegjeze do të stabilizohet në Evropian dhe në Botëror.
“Kjo gjeneratë është fantastike. Shpresoj se do të motivojë edhe të rinjtë në Norvegji. Se do t’u tregojë që është e mundur të luash në skenat më të mëdha me fanellën e Norvegjisë”.
Haalandi ka folur edhe për Jude Bellinghamin, që është shok i mirë i tij. Bellinghami i shënoi të dy golat e Anglisë.
“Jude është shok i mirë. Kemi pasur dy vjet shumë të mira te Dortmundi. Jemi shokë të mirë dhe ai është djal shumë i mirë. Nuk jam i befasuar që ai shënoi dhe u paraqit në atë mënyrë. Ai është i jashtëzakonshëm dhe Anglia është me fat pasi të gjithë e duan një lojtar si ai”, ka thënë Haaland.
Edhe
Haaland për fitoren ndaj Brazilit: Ende duket joreale
Norvegjezi mendon se Anglia mund ta fitojë Botërorin. Thotë se dëshiron që shokët e tij te City të jenë të suksesshëm.
Pos Haalandit bujë bëri edhe festa norvegjeze “Viking Row”. Do të jetë prej trashëgimeve të këtij Botërori.