Ish-portieri i Paraguait, Jose Luis Chilavert, ka thënë se Paraguai do të përballet me “një skuadër nga Afrika”.
Këto deklarata, Chilaverti i ka thënë para ndeshjes që Paraguai e luan me Francën, në 1/8 e finales të Kupës së Botës në Filadelfia, sonte nga ora 23:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo60-vjeçari i është kundërpërgjigjur Christophe Dugarry, i cili ka thënë se Paraguai do të shkatërrohet nga Franca.
“Christophe, ke të drejtë. Në vitin 1998, ne jemi përballur me Francën. Tani Paraguai do të luajë ndaj një skuadre nga Afrika”, ka postuar Chilaverti në rrjetet sociale.
Dugarry ishte pjesë e ekipit të Francës që e fitoi Kupën e Botës 1998, duke e mposhtur Paraguain 1:0 në 1/8 e finales.
Në Francë ka pasur reagime të shumta për deklaratën e Chilavertit, që u vlerësua raciste.