Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Saibari në radarin e Bayernit

Saibari

Bayern Muncheni po punon që ta forcojë edhe më shumë skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Pasi nuk arriti ta transferojë Anthony Gordonin, Bayerni është afër që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese të PSV-së, Ismael Saibari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sky Sports” ka shkruar se Saibari është pajtuar për kushtet personale me Bayernin. Por ende nuk ka marrëveshje mes Bayernit dhe PSV-së.

Drejtuesit e Bayernit tashmë kanë dërguar një ofertë për reprezentuesin e Marokut.

Të hënën ka pasur një takim mes Saibarit dhe drejtorit sportiv të bavarezëve, Max Eberl. Në takim mori pjesë edhe trajneri i Bayernit, Vincent Kompany.

25-vjeçarit kontrata me PSV-në i skadon në verën e vitit 2029.