Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Deschamps do të përshëndetet në ndeshjen që askush nuk e dëshiron

Didier Deschamps

Karriera e gjatë dhe e mbushur me histori e Didier Deschamps me Francën do të përfundojë jo në mënyrën që do të dëshironte ai – në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës, të shtunën.

Deschamps e fitoi Botërorin si lojtar në vitin 1998 dhe si trajner në vitin 2018. Dhe ëndrra e 57-vjeçarit për ta fituar Botërorin për herë të tretë përfundoi me humbjen 2:0 nga Spanja, në gjysmëfinalen e së martës.

Franca shkëlqeu në Botëror, por vetëm deri në gjysmëfinale ku ishte thuajse e panjohur. I kishte vetëm dhjetë gjuajtje në drejtim të portës kundërshtare, që është numri më i vogël i gjuajtjeve të saj në këtë Botëror.

Franca vlerësohej favorite para gjysmëfinales, por u dominua plotësisht.

Nuk është asnjë ngushëllim, por Deschamps, që drejton Francën nga viti 2012, vendosi rekord për numrin më të madh të ndeshjeve në Botëror si trajner. Ai tani i ka 26 ndeshje dhe do t’i bëjë 27 të shtunën. 25 ndeshje si trajner në Botëror i kishte Helmut Schon i Gjermanisë Perëndimore.

Edhe Deschamps: Lojtarët janë të shkatërruar Botërori 2026 12 o. më parë Deschamps: Lojtarët janë të shkatërruar

Deschamps konfirmoi në janar të vitit të kaluar se do të tërhiqej nga posti i selektorit pas këtij Botërori. 

“Nuk është koha për të folur për të ardhmen”, tha ai në konferencë për shtyp pas ndeshjes. “Nuk është e rëndësishme në nivel personal nëse e lë një garë në gjysmëfinale apo në finale. Jam jashtëzakonisht i lumtur. Jam krenar për gjithçka që kemi bërë për të arritur në këtë fazë dhe që kemi dërguar ekipin francez në nivel më të lartë”, ka shtuar Deschamps.

Ai ka thënë se humbja duhet të pranohet, por pa harruar çdo gjë që kanë përjetuar.

Deschamps është një nga tre personat që kanë fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner. Mario Zagallo i Brazilit dhe Franz Beckenbauer i Gjermanisë e kanë arritur këtë po ashtu.

 Jetëgjatësia e tij si trajner është gjithashtu e rrallë në epokën aktuale. Ai ka udhëhequr Francën për plot 14 vjet. Deschamps i fitoi 20 nga 26 ndeshjet në Kupë të Botës si selektor i Francës. Ka vetëm tri humbje. Si lojtar apo trajner, Deschamps ishte i përfshirë në më shumë se gjysmën e ndeshjeve që Franca i fitoi në Kupën e Botës.

Edhe Franca lë pas të kaluarën për gjysmëfinalen ndaj Spanjës Botërori 2026 1 d. më parë Franca lë pas të kaluarën për gjysmëfinalen ndaj Spanjës

Megjithatë është pritur më shumë nga ekipi aktual i Francës, që ka në përbërje individë të jashtëzakonshëm.

Ish-sulmuesi i njohur francez, Olivier Giroud, ka thënë se Deschamps ka merituar të largohet nga “dera e madhe”.  Por ka thënë se ajo që bëri si selektor i Francës është e shkëlqyer.

“Ai është si një baba i dytë për disa lojtarë. Për mua nuk ishte tamam kështu, por më dha shumë herë besimin e tij dhe u përpoqa t’ia shpërbleja në fushë. Kjo na bën shumë të afërt dhe për shkak se fitua atë Kupë të Botës, jemi të lidhur përgjithmonë. Unë gjithmonë e quaj trajner”, ka thënë Giroud, që fitoi Botërorin 2018. 

Deschamps e ka drejtuar Monacon, Juventusin dhe Marseillen. Ai e zëvendësoi Laurent Blancun në vitin 2012, pas një performance të dobët të dobët të Francës në disa ngjarje rresht. Franca ishte eliminuar në grupe në Evropianin 2008 dhe në Botërorin 2010, ndërsa skuadra refuzoi të ushtronte gjatë atij Botërori për shkak të një mosmarrëveshjeje me trajnerin Raymond Domenech.

Në Euro 2012, Blanc arriti një përmirësim të lehtë duke u kualifikuar në çerekfinale.

Edhe Deschamps tregon “sekretin” e dominimit të Francës Botërori 2026 5 d. më parë Deschamps tregon “sekretin” e dominimit të Francës

Transformimi nën drejtimin e Deschampit ishte i i madh. Skuadra ishte kryesisht e unifikuar nën drejtimin e tij. Në Evropian, Franca luajti në finale në vitin 2016 dhe arriti në gjysmëfinale në vitin 2024, sa i takon epokës së Deschampsit.

Zinedine Zidane pritet ta zëvendësojë Deschampsin. Tashmë ka marrëveshje për këtë. Ikona Zidane ka drejtuar vetëm Real Madridin dhe ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve.