Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Deschamps kthehet në kampin e Francës

Didier Deschamps

Selektori Didier Deschamps është bashkuar me Përfaqësuesen e Francës në Kupën e Botës pasi ishte kthyer përkohësisht në shtëpi pas vdekjes së nënës së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur të shtunën Federata e Futbollit e Francës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Didier është me ne”, shkruan në njoftimin e federatës franceze.

Në mungesë të Deschampsit, Francën në ndeshjen ndaj Norvegjisë e drejtoi Guy Stephan.

Franca të premten e mposhti Norvegjinë 4:1 në kuadër të xhiros së fundit të Grupit I.

Franca e përfundoi fazën grupore në pozitën e parë me nëntë pikë. I fitoi të tri ndeshjet.

Franca të martën e ardhshme nga ora 23:00 luan me Suedinë në kuadër të fazës nokaut.