Gjermania u eliminua herët nga Kupa e Botës, dhe menjëherë pas largimit nga turneu, u largua nga posti i përzgjedhësit edhe Julian Nagelsmann.
Është folur shumë nëse Jurgen Klopp do të jetë pasardhës i tij. Kloppi ka folur pikërisht për këtë çështje, dhe e ka lënë derën e hapur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNagelsmann u largua nga posti i përzgjedhësit, por do të përfitojë 7 milionë euro, pasi kishte kontratë deri pas përfundimit të “Euro 2028”.
“I kam mbushur bateritë tani dhe jam gati. Por kam kontratë me Red Bullin dhe dua t’i respektoj kontratat. Megjithatë, jam i interesuar për bisedime. Do të jenë bisedime intensive”, ka deklaruar Klopp që punon si analist i Kupës së Botës në MagentaTV.
Kloppi së fundmi ishte trajner i Liverpoolit, ndërsa tani është përgjegjës i Red Bullit për futboll.
Paga e Kloppit, siç raporton “Kicker”, pritet të jetë dhjetë milionë euro.