Ashtu si pritej, Brazili është sfiduar seriozisht nga Maroku.
Marokenët kanë shfaqur dukshëm më tepër në pjesën e parë, e cila megjithatë përfundoi 1:1. Dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjes së luajtur në natën mes të shtunës e të dielës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsmael Saibari realizoi supergol në minutën e 21-të për epërsinë e Marokut.
U përgjigj Vinicius Junior, po ashtu me supergol, në minutën e 32-të për 1:1.
Pjesa e dytë u dominua nga brazilianët, por shifrat më nuk ndryshuan. Portieri i Brazilianit, Alisson Becker bëri dy pritje vendimtare në minutat shtesë.
Dhe kështu të dy përfaqësueset e morën nga një pikë në ndeshjen e parë të Grupit C të Kupës së Botës në futboll.
Te Brazili mungoi superylli Neymar Jr, për shkak të lëndimit.
Në xhiron e dytë, Maroku luan me Skocinë, ndërsa Brazili me Haitin.
Dy supergola, Brazili e Maroku po barazojnë pas pjesës së parë
Superndeshje po luajnë Brazili e Maroku, në kuadër të Grupit C të Kupës së Botës.
Pas pjesës së parë rezultati është 1:1. Maroku, që shfaqi dukshëm më tepër në fushë, kaloi në epërsi 1:0 me golin e Ismael Saibarit në minutën e 21-të. Ishte supergol i Saibarit.
Gol të bukur shënoi edhe Vinicius Junior, që barazoi në 1:1 në minutën e 32-të.
Maroku ka pasur raste të shumta në pjesën e parë.