Ikona globale e muzikës, Shakira, e ka përgëzuar Lionel Messin për paraqitjen frymëzuese në fitoren e Argjentinës në gjysmëfinale të Botërorit ndaj Anglisë.
Këngëtarja kolumbiane ka shkruar në rrjetet sociale për 39-vjeçarin, ndërsa ka përmendur edhe gruan e tij, Antonela Roccuzzo.
“Ajo që Leo Messi po bën është më shumë se e jashtëzakonshme. Reflekton vlerat e një njeriu me përkushtim dhe disiplinë të thellë, i cili sfidon kohën dhe vështirësitë. Ai ka treguar se njeriu nuk definohet nga mosha apo nga ato që thonë njerëzit. Dhe e di që të kesh një grua si Antonela Roccuzzo në krah, i jep atij forcë dhe frymëzim për ta vërtetuar atë”, ka shkruar Shakira.