Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Egjipti për herë të parë në fazën nokaut të Botërorit

eg

Histori në Kupën e Botës shkroi edhe Egjipti. Për herë të parë kjo përfaqësuese shënoi fitore në Botëror e tashmë për herë të parë do të luajë në fazën nokaut.

Egjipti përfundoi i dyti në Grupin G me pesë pikë, sa i ka edhe Belgjika, që e fitoi grupin. Në xhiron e fundit, Egjipti luajti 1:1 me Iranin, të shtunën në mëngjes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mahmoud Saber e shënoi golin për Egjiptin në minutën e pestë. Për 1:1 realizoi Ramin Rezaeian në minutën e 14-të.

Irani ka barazuar në të tri ndeshjet dhe pret rastin të kualifikohet nga vendi i tretë.

Iranit iu anulua një gol i vonshëm, që do të ishte i fitores, për shkak të ofsajdit.