Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Festa e Norvegjisë në Botëror po i bezdis fqinjët skandinavë

fst

Suksesi i Norvegjisë në Botëror solli eufori në këtë vend. Por festimi tipik i ekipit, i njohur si “Viking row”, po teston durimin e fqinjëve skandinavë. Festimi ka shkaktuar indinjatë te Suedia dhe Danimarka.

Festimi “Viking row” bëhet në sinkronizim dhe është bërë viral. Fillimisht tifozët e më pas edhe kuvendarët e së fundi edhe lojtarët e Norvegjisë ulen të rreshtuar dhe lëvizin krahët njëkohësisht, për të imituar drejtimin e një anije të gjatë vikinge. Të shoqëruar nga ritme daulleje, tifozët apo lojtarët thërrasin “Ro”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas fitores së fundit të Norvegjisë, kapiteni Martin Odegard udhëhoqi lojtarët, stafin e trajnerëve dhe mbështetësit në një festim të tillë.

Por, për suedezët, festimi i fqinjëve të tyre është më shumë bezdi sesa risi. Sipas tyre, festa norvegjeze është shumë e ngjashme me “bubullimën” e bërë të famshme nga tifozët e Islandës në turnetë e mëparshëm.

“Nuk do ta bëj kurrë”, tha mbrojtësi suedez Gustaf Lagerbielke për gazetarët të martën.

“Është shumë e ngjashme me vullkanin islandez”.

Anëtarë të tjerë të skuadrës suedeze ishin po aq të zhgënjyer. 

“Ndoshta po fillon të teprohet pak. Duket sikur e përdorin sa herë që u jepet mundësia. Por në fund të fundit funksionon mirë për ta”, tha lojtari tjetër suedez, Elliot Stroud.

Derisa te Suedia mund të fokusohen në ndeshjen e ardhshme në Botëror, danezët po e kanë shumë më të vështirë të përballojnë euforinë norvegjeze. Danimarka nuk është kualifikuar në Botëror. U mposht në plejof nga Çekia.

“Kjo është në kufirin e ngacmimit të të rriturve nordikë. Norvegjezët aktualisht po e përjetojnë festën e jetës së tyre. Dhe për më tepër, në shoqërinë e një ekipi përfaqësues që mund të luajë futboll”, shkroi gazetari danez, Johnny Wojciech Kokbor në mediumin BT.

“Për fat të keq, është fakt që norvegjezët mund të përfundojnë duke dëmtuar shumë ekipe. Por mbi të gjitha na dhemb ne danezëve të pranojmë se nuk jemi ende më të mirët në rajonin nordik”.

Ai shtoi” Është thjesht e padurueshme. Po na tallni, Norvegji”.