Një numër rekord prej 1.248 lojtarë të 48 përfaqësuesve të futbollit janë në listat përfundimtare të Kupës së Botës të publikuara nga FIFA të martën.
Në listën e lojtarëve përfshihen, Lionel Messi i Argjentinës, Cristiano Ronaldo i Portugalisë dhe Guiellermo Ochoa i Meksikës, të cilët do të paraqiten në Kupën e Botës për herë të gjashtë, që është rekord.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Botërorin në SHBA, Meksikë dhe Kanada, 357 lojtarë kanë qenë të paktën një herë në Botëror, ndërsa 891 lojtarë në ngjarjen më të madhe të futbollit ndërkombëtar, janë për herë të parë.
Craig Gordon i Skocisë është më i vjetri në listë me 43 vjet e 162 ditë. Gilberto Mora i Meksikës është më i riu. Ai është 17 vjeç e 240 ditë. Shtatë lojtarë janë 40 vjeç ose më të vjetër.
Kepi i Gjelbër, Kuraçao, Jordania dhe Uzbekistani paraqiten në Kupën e Botës për herë të parë.
Sipas rregulloreve të FIFA-s, zëvendësimet në listat e lojtarëve lejohen vetëm për shkak të lëndimeve ose sëmundjeve të rënda deri në 24 orë para ndeshjes së parë të një skuadre. Çdo përjashtim duhet të miratohet nga FIFA.