Në Kupën e Botës 1998, Paraguai po barazonte pa gola me Francën në 1/8 e finales. Te Paraguai kishin shpresë për një moment magjepsës nga portieri Jose Luis Chilavert në gjuajtjet nga pika e bardhë. Por një gol i artë në minutën e 114-të nga Laurent Blanc e prishi këtë strategji.
28 vjet më vonë, Paraguai ia doli asaj që gjenerata e Chilavertit nuk mundi. Skuadra autsajdere nga Amerika e Jugut e mbajti në barazim 1:1 Gjermaninë pas kohës shtesë dhe më pas e eliminoi katër herë kampionen e botës me penallti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një nga befasitë më të mëdha në histori të Kupës së Botës, portieri i Paraguait, Orlando Gill ndali gjuajtjet e Kai Havertz dhe Nick Woltemade, përpara se Jonathan Tah të gjuante mbi traversë. Kjo i hapi rrugë Jose Canales që të realizonte në goditjen vendimtare nga pika e bardhë.
Ishte humbja e parë e Gjermanisë në penallti në Kupën e Botës.
Megjithatë Gill ka një histori të tij si pritës i penalltive. Ai priti dy për skuadrën San Lorenzo, në një ndeshje ndaj River Plate në Argjentinë në maj. Por San Lorenzo në fund humbi. Vitin e kaluar në një ndeshje çerekfinale kundër Argentinos Juniors, ai bëri pritjen vendimtare në një tjetër seri goditjesh nga pika e bardhë.
“Është e vështirë ta përshkruaj me fjalë”:, tha Gill kur doli nga fusha, ndërsa disa nga shokët e tij të ekipit qanin nga gëzimi.
“Ishte një ndeshje shumë sfiduese. Ne ishim nën sulm nga të gjitha anët, por rezistuam”.
I pyetur për pritjet e goditjeve nga pika e bardhë, Gill tha se kanë analizuar çdo lojtar, çdo detaj.
Përveç në herozimin e Gillit, fitorja e papritur e Paraguait u bazua në besimin e palëkundur të trajnerit Gustavo Alfaro te mbrojtësit e tij.
I kritikuar për taktikën e tij në fazën e grupeve, Alfaro rriti besimin në mbrojtës për ndeshjen kundër Gjermanisë.
“Ishte ndeshje në të cilën duhej të ishim Paraguai më shumë se kurrë”, tha kapiteni Gustavo Gomez.
“Mendoj se thellë-thellë Gjermania e dinte se nëse donte të na mposhtte, do të duhej të djersitej shumë”.
Ky shpirt luftarak ishte shfaqur në fitoren 1:0 ndaj Turqisë në fazën e grupeve. Paraguai mbeti me 10 lojtarë pak par pushimit dhe turqit i kishin 32 raste për gol.
Të hënën Gjermania kishte posedim prej 75 për qind dhe 21 gjuajtje në portë. Paraguai i kishte shtatë. Përtej shifrave, paraqitja e jug-amerikanëve ishte mjeshtëri mbrojtëse.
Lojtarët e Paraguait parashikuan thuajse çdo lëvizje të Gjermanisë dhe i kufizuan ato në shumë pak momente rreziku të vërtetë. Këtë e arritën pa qendërmbrojtësin e fortë, Omar Alderete, i cili ishte i lënduar.
Në kohën shtesë Gjermanisë iu anulua një gol pas rishikimit të VAR-it, për një faul në portierin Gill.
Fitorja do të jetë veçanërisht e ëmbël për 63-vjeçarin Alfaro, kritikët e të cilit ishin të shumtë. Këtu përfshihet edhe legjenda Chilavert, që kërkoi futboll më sulmues. Por kalimi i Gjermanisë do të hesht kritikët dhe tashmë solli festë të madhe në gjithë Paraguain.