Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Fituesi i Topit të Artë do t’i nënshtrohet operimit

Rodri

Ylli i Manchester Cityt, Rodri, do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pas përfundimit të Kupës së Botës.

Rodri aktualisht është i grumbulluar me Spanjën në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediumet angleze kanë shkruar të martën se ende nuk është zbuluar se për çfarë lloj lëndimi bëhet fjalë, por rikuperimi nuk pritet të zgjasë shumë.

Rodri pritet t’i mungojë Cityt në ndeshjet e para të edicionit të ri.

Mesfushori me tipare defensive edhe përgjatë edicionit të kaluar ka pasur telashe me lëndime.

Rodri ishte startues te Spanja në të tri ndeshjet e fazës grupore.