Mesfushori i Fenerbahçes, Matteo Guendouzi, ka bërë një parashikim se sa gola do të shënojë Vedat Muriqi në edicionin 2026/27.
Guendouzi mendon se sulmuesi i Kosovës do të shënojë më shumë se 20 gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në konferencë për shtyp po ashtu deklaroi se i pëlqen mentaliteti fitues i Muriqit.
“Më pëlqejnë lojtarët me mentalitet fituesi si Vedat Muriqi. Besoj se ai do të shënojë më shumë se 20 gola. Ai e bëri këtë në Spanjë”, u shpreh ish-lojtari i Lazios.
Qendërsulmuesi Muriqi u lëndua të hënën gjatë seancës stërvitore.
Feneri përmes një njoftimi të hënën bëri të ditur se Muriqi ka pësuar çarje të pjesshme në pjesën e poshtme të kyçit të këmbës së djathtë.
32-vjeçari vendosi të kthehej te Feneri, pasi që nuk arriti ta siguronte mbijetesën në La Liga me Mallorcan.