Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Formati i ri – histori të shkëlqyera, pak rrezik për gjigantët

FORMATI

Format i ri, ekipe të reja dhe histori interesante. Por a funksionoi vërtetë faza e re e grupeve të Kupës së Botës?

Kepi i Gjelbër arriti të paimagjinueshmen dhe u kualifikua në mesin e 32 ekipeve më të mira. E eliminoi Uruguain në grup.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gianni Infantino mund të ketë menduar: “U kam thënë”, pasi Kepi i Gjelbër ishte një nga vendet që përfitoi nga rritja e Botërorit në 48 ekipe.

Por larg rrëfimeve që bënë bujë, nuk kishte asnjë rrezik të vërtetë për përfaqësueset kryesore të futbollit.

Kjo ndodhi pjesërisht për shkak të kualifikimit edhe nga vendi i tretë dhe për shkak të vendimit  të FIFA-s për të përdorur rezultatin në ndeshjet direkte si kriter të parë kur pikët janë të barabarta.

Kjo bëri që katër ekipe të fitonin grupet një xhiro para fundit dhe pesë të eliminoheshin.

Lionel Messi, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Cristiano Ronaldo dhe Harry Kane shënuan gola në fazën grupore.

Kjo ishte dhuratë për FIFA-n, me lojtarët më të njohur në botë që u shfaqën dhe u përpoqën të kalonin njëri-tjetrin. Por Kupa e Botës nuk ka të bëjë vetëm me yjet, sidomos në fazën e grupeve. Ngjyra dhe karakteri i futbollit nga e gjithë bota merr fokusin.

Nuk kishte asnjë humbje tronditëse në ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve të mëdha. Për shembull një rezultat si fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës, katër vjet më parë.

Gjithsesi kishte histori suksesi.

Kepi i Gjelbër është në krye të listës. Është aty edhe portieri i Kepit, Vozinha. Rrëfimin e tij e bënë të famshëm vetëm një ngjarje madhore si Kupa e Botës.

Kurasao u bë vendi më i vogël që u kualifikua ndonjëherë. Kurasao nuk avancoi, por mori pikë ndaj Ekuadorit.

Barazimi i vështirë i Kongos me Portugalinë e ndihmoi përfaqësuesen afrikane të avancojë.

Zgjerimi ka ofruar edhe rrëfime të tjera.

Nuk kishte risi sa i takon përfaqësueseve që dominuan. Bëhet fjalë për ato nga Evropa dhe Amerika e Jugut. Dështimi më i madh ishte i Azisë.

Historitë e mëdha natyrisht nuk e bëjnë të vetme një turne. Ato janë vetëm një pjesë e tij. Faza e grupeve nuk paraqiti asnjë rrezik për përfaqësueset e mëdha. Prej 12 bartësve kryesorë, vetëm Kanadaja dhe Portugalia nuk fituan grupet. Sa u takon përfaqësueseve të mëdha, eliminimi i Uruguait është befasia kryesore. Dhe kjo ka të bëjë me formatin më shumë se me ekipet. Fakti që tetë prej 12 përfaqësueseve të vendit të tretë u kualifikuan, eliminoi rrezikun për favoritët.

Trajneri i Ganës, Carlos Queiroz, ekipi i të cilit u kualifikua si i treti, e quajti formatin e ri “vulgar dhe të zakonshëm”.

Gara për vendin e tretë ishte e padrejtë. Përfaqësueset që luajtën më vonë kishin epërsi.

BBC shkruan se faza e grupeve është ndier si ngjarje ngrohjeje për ngjarjen e vërtetë. Dhe se me fazën nokaut ka nisur vërtetë Botërori.