Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Futbollistët po shqetësohen edhe për gjarpërinjtë në Kupën e Botës

gjarpërinjtë

“Në Gjermani shqetësohesh për taktikat, lëndimet dhe kundërshtarin e radhës. Këtu duhet të mendosh edhe për atë që mund të fshihet në bar”.

Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, është vetëm njëri prej lojtarëve që shqetësohet për praninë e gjarpërinjve helmues në Kupën e Botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lojtarë nga Gjermania, Zvicra dhe Norvegjia kanë shprehur shqetësimet e tyre për mundësinë e një “takimi” të padëshiruar me gjarpërinjtë në SHBA.

Kimmich dhe shokët e tij të ekipit thuhet se u përballën me një gjarpër “kokëbakri”. Bëhet fjalë për gjarpër helmues që gjendet zakonisht në Karolinën e Veriut.

Zviceranët e bënë me shenjë një zonë të caktuar, jashtë kampit të tyre në San Diego. Ajo u kufizua si “zonë gjarpërinjsh” para Botërorit, shkruan BBC.

“Pamë një gjarpër dje, na thanë se ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh në spital. Nuk mendoj se do të vdesësh, por është sigurisht e rrezikshme. Kam ndjesinë se nëse shkel mbi një gjarpër në atë mënyrë, mund të përfundojë keq”, ka shtuar Kimmich, njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Gjermanisë.

Ai ka shtuar se për këtë arsye përpiqen të mbajnë distancë me kafshët në SHBA.

“Kam respekt për njerëzit këtu. Në Gjermani, kam ndjesinë se nuk ka aq shumë kafshë të rrezikshme”, ka thënë reprezentuesi gjerman.

BBC shkruan se në Gjermani ka shtatë lloje të gjarpërinjve. Dy prej llojeve janë helmues.

“Kur dëgjon se cili lloj i gjarpërit është dhe çka mund të ndodhë nëse të kafshon, shumë shpejt çështja më nuk është qesharake. Ne jemi këtu duke u përpjekur të përgatitemi për turneun më të madh në futboll dhe papritmas lojtarët po shikojnë tokën para çdo hapi që hedhin”.

Edhe Norvegjia është e vendosur në Karolinën e Veriut. Faqja e qytetit Greensboro shkruan se gjarpërinjtë “kokëbakri” janë shumë të zakonshëm në zonë.

“Nuk më vjen mirë që e kuptoj këtë”, tha kapiteni i Norvegjisë, Kristian Thorstvedt.

Norvegjia e Gjermania e kanë nisur me fitore Botërorin, ndërsa Zvicra barazoi. Të tri përfaqësueset po përgatiten për ndeshjet e dyta.