Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Futbollisti anglez lëndohet gjatë festës

Jordan Henderson

Festa e Anglisë për fitoren ndaj Meksikës është prishur nga lëndimi i pazakontë që e pësoi Jordan Henderson. Ai u rrëzua mbi një tabelë reklamuese gjatë festimeve pas ndeshjes.

Ish-kapiteni i Liverpoolit nuk u aktivizua ndaj Meksikës, në mëngjesën e së hënës. Ai lëndoi kyçin e dorës, ndërsa u dërgua në spital. Sipas raportimit të mediave angleze, paraqitja e Hendersonit në vazhdim të Botërorit është në dyshim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menjëherë pas ndeshjes, ndërsa lojtarët e Anglisë shkuan për të festuar te tifozët e tyre, janë parë mjekër duke vrapuar drejt Hendersonit. Atij iu dha oksigjen dhe u transportua me barelë.

Përzgjedhësi anglez, Thomas Tuchel ka thënë se lëndimi është serioz dhe se për këtë ka ndjenja të përziera pas fitores ndaj Meksikës.