Shpërthimi emocional i Cody Gakpo pasi shënoi për Holandën kundër Marokut në Kupën e Botës, tregoi se derisa turneu po i magjeps miliarda njerëz në mbarë botën, loja nuk e tejkalon tragjedinë personale.
Gakpo dhe partnerja e tij, Noa van de Bij, humbën djalin e tyre të palindur javën e kaluar. Partnerja e futbollistit ishte disa muaj shtatzënë, ndërsa kur Gakpo shënoi, ai ra në tokë dhe shpërtheu në lot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte një moment prekës për të gjithë në stadium. Bashkëlojtarët holandezë të Gakpos treguan përkrahjen për futbollistin.
Kapiteni Virgil van Dijk u tha gazetarëve para ndeshjes se “është një lajm i tmerrshëm dhe tregon se futbolli është dytësor. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë”.
Maroku fitoi në fund, duke shtuar më shumë lot te holandezët. Por asgjë nuk mund të krahasohet me pikëllimin e Gakpos.
Shumë prekëse ishin edhe pamjet televizive pas golit të Gakpos, që shfaqën prindërit e tij në tribuna, gjithashtu në lot.
Van der Bij kishte postuar një fotografi në rrjetet sociale të dyshes duke mbajtur duart mbi një batanije dhe një kapelë të thurur.
“Me zemra të thyera ndajmë lajmin shkatërrues se djali ynë i vogël vdiq gjatë periudhës së shtatzënisë”, shkroi ajo në njoftim.
Edhe Gakpo kishte postuar në rrjetet sociale: “Kjo është tepër e vështirë për familjen tonë. Ju lutemi të na ruani privatësinë dhe hapësirën tonë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”.