Një ganez me emrin Nana Kwaku Bonsam, ka deklaruar se e ka “liruar” sulmuesin Harry Kane nga “magjia” që e kishte bërë për të.
Mediumet ndërkombëtare kanë shkruar se Bonsam kishte bërë “magji të zezë” që Kane të mos shënonte ndaj Ganës, në ndeshjen e dytë të Grupit L që u mbyll 0:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKane madje humbi mundësi të artë në minutat e fundit.
Bonsam ka thënë se Kane tani është i lirë, pa ndikim të magjisë së tij, dhe se mund të realizojë ndaj Panamasë në ndeshjen e fundit të grupit.
Bonsam insiston se është “më i miri në botë” për “magji” të tilla.
“Nuk po i dëshiroj lëndim serioz. Kjo është e mjaftueshme për ta ndalur atë në ndeshjen ndaj shtetit tim”, ka thënë ai në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, duke e përgatitur “magjinë” para duelit Anglia – Gana.
Në vitin 2014, për 52-vjeçarin u tha se ai ishte përgjegjës për lëndimin në gju të Cristiano Ronaldos, të cilit i rrezikohej pjesëmarrja në Botëror.
Kane i kishte vetëm 19 prekje të topit në ndeshjen ndaj Ganës.