Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Garë ende e hapur për pozitën e dytë në Grupin D

Paraguai

Gara për vendin e dytë në Grupin D është ende e hapur. Për pozitën e dytë po luftojnë Paraguai dhe Australia, që do të përballen në Santa Clara në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Vendi i parë tashmë është zënë nga SHBA-ja, ndërsa Turqia është eliminuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja ndërmjet Paraguait dhe Australisë zhvillohet në ora 4:00 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës në Kosovë.

Tri përballjet e fundit ishin në favorin e Australisë. Australia ka dy fitore ndaj Paraguait. Një ndeshje kishte përfunduar 1:1.

Ndeshja tjetër ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së nuk ka peshë. Për Turqinë e rikthyer në Botëror pas 24 vjetësh, është ndeshja e fundit, ndërsa SHBA-ja synon fitoren e tretë në Kupën e Botës, të cilën e organizon së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.

Katër përballjet e tyre në të kaluarën kanë përfunduar me rezultat 2:1.

Dy fitore ka shënuar Turqia e dy të tjera SHBA-ja.