Katër herë kampionia e botës, Gjermania, dhe debutuesja, Curaçao, ndodhen në skajet e kundërta të “spektrit global” të futbollit.
Në qershor, ato do të përballen mes vete në kuadër të Grupit E të Botërorit në SHBA, Kanada e Meksikë. Në këtë grup, ku Gjermania është favorite absolute, bëjnë pjesë edhe Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e parë e grupit është pikërisht ajo mes Gjermanisë dhe Curaçaot, më 14 qershor nga ora 19:00 në Houston.
Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori përballen më 15 qershor nga ora 1:00, sipas kohës në Kosovë, në Philadelphia.
Ndonëse favorite e madhe, Gjermania do të jetë nën presion për të mos u ndalur në pengesën e parë, pasi nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve në dy Botërorë rresht, që kur triumfoi në vitin 2014.
Gjermania
Mesfushori i Liverpoolit, Florian Wirtz, është në qendër të lojës së Gjermanisë nën drejtimin e selektorit Julian Nagelsmann. Shtatlarti i sulmit, Nick Woltemade, vështirë ndalet nga mbrojtësit.
Ndërkohë 18-vjeçari Lennart Karl mund të jetë “zbulimi i Botërorit”.
Por, pësimi i tre golave në miqësoren ndaj Zvicrës në mars, solli dyshime lidhur me qëndrueshmërinë e Gjermanisë në mbrojtje. Gjermania e fitoi 4:3 atë miqësore, por jo të gjithë ishin të kënaqur.
Gjermania nuk është përballur me kundërshtarë të nivelit më të lartë që nga humbjet me Francën dhe Portugalinë vitin e kaluar. Manuel Neuer do ta ruajë portën, në një rikthim befasues në përfaqësuese.
Mbrojtësi Nathaniel Brown shton lidhje amerikane në ekip. Ai ka mundur të zgjedh SHBA-në, por vendosi për Gjermaninë, vendin e lindjes.
Curaçao
Me popullsi prej vetëm 156 mijë banorëve, Curaçao është vendi më i vogël që ka arritur të kualifikohet ndonjëherë në Kupën e Botës në futboll.
Ndeshja hapëse me Gjermaninë e fuqishme do të jetë një prezantim i frikshëm për Curaçaon.
Dick Advocaat dha dorëheqje nga posti i selektorit në muajin shkurt për shkak të disa çështjeve familjare. Por u kthye së fundi dhe do të jetë në stol.
Curaçao, një vend ishullor në Karaibe, që për shekuj me radhë ishte nën sundimin kolonial holandez, mbështetet shumë te lojtarët e lindur dhe të rritur në Holandë.
Bregu i Fildishtë
Bregu i Fildishtë kthehet në Botëror ku mungoi që nga viti 2014. Përfaqësuesja afrikane tani nuk ka lojtarë të nivelit të Didier Drogba e Yaya Toure. Ka qenë një pritje e gjatë për Bregun e Fildishtë, që ka pasur telashe për të zëvendësuar gjeneratën e artë.
Tani është një gjeneratë e re dhe kualifikimi në Botëror është sukses i rëndësishëm i saj.
Bregu i Fildishtë është paraqitur tri herë në Botëror, por pa avancuar nga faza grupore.
Amad Diallo i Manchester Unitedit është prej yjeve të gjeneratës së re.
Ekuadori
Moises Caicedo u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik kur iu bashkua Chelseat nga Brightoni për 146 milionë dollarë në vitin 2023. Mesfushori do të jetë shpresa e madhe e Ekuadorit për të avancuar nga faza grupore për herë të parë pas dy dekadash dhe vetëm për herë të dytë në histori.
Ekuadori u kualifikua nga vendi i dytë në Amerikën e Jugut, pavarësisht se nisi kampanjën kualifikuese me minus prej tri pikëve për një dokument të rremë që u përdor për të siguruar pasaportë për një lojtar gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.
Sulmuesi Enner Valencia ishte golashënuesi më i mirë i Ekuadorit në kualifikime. I shënoi gjashtë prej 14 golave të përfaqësueses së tij.