Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Galatasaray insiston në transferimin e yllit të Milanit

Leao

Galatasaray po bën përpjekje të mëdha për të nënshkruar me yllin e Milanit, Rafael Leao. 

Galata i ka bërë Leaos ofertë shumë fitimprurëse. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar se në rast të transferimit në Stamboll, Leao mund të ketë pagë vjetore prej 10 milionë eurosh. 

Milani është i hapur që ta shes sulmuesin e krahut. 

Për portugezin kanë shprehur interesim edhe skuadra si Manchester United dhe Barcelona. 

26-vjeçarit kontrata me Milanin i përfundon në verën e vitit 2028. 

Leao në edicionin 2025/26 në 31 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi dhjetë gola dhe bëri tri asistime. U kritikua për formën që e kishte.