Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Goditje për Gjermaninë, ylli i Bayernit e humb Botërorin

Lennart Karl

Gjermania ka marrë goditje të madhe para nisjes së Kupës së Botës, pasi tinejxheri i Bayern Munichut, Lennart Karl, nuk do të luajë shkaku i lëndimit.

18-vjeçari pësoi dëmtim të rëndë në stërvitjen e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë arsye, përzgjedhësi Julian Nagelsmann e ka ftuar 20-vjeçarin Assan Ouedraogo të Leipzigut.

“Ndihem shumë keq për Lenyn. Është goditje e madhe për ne pasi ai do ta humb Kupën e Botës. Ai është i ri dhe ka shumë turne tjerë para. Do të donim shumë që ta kishim në ekip”, ka deklaruar Nagelsmann të shtunën.

Për fatin e keq të tij ka shkruar edhe Karl në Instagram. Ai ka thënë se do ta përkrahë Gjermaninë në çdo minutë.