Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tukyilmaz shkruan për ndikimin e Shaqirit dhe Xhakës

Xherdan Shaqiri - Granit Xhaka

Kolumnisi i së përditshmes zvicerane “Blick”, Kubilay Turkyilmaz, ka bërë një analizë për klubet para fillimit të edicionit të ri të Superligës së Zvicrës.

Në shkrimin e gjatë të legjendës së futbollit zviceran, është bërë një paralele e ndikimit të Xherdan Shaqirit te Baseli dhe Granit Xhakës te Zvicra.

“Xherdan Shaqiri është për Stephan Lichtsteinerin ajo që Granit Xhaka është për Murat Yakin”, shkruan ndër të tjera në kolumnen e Turkyilmazit.

Shaqiri ka ndikim të madh te Baseli, ndërsa Xhaka është lider i Zvicrës.

Shaqiri ishte shumë i rëndësishëm edhe te Zvicra. Por u pensionua pas “Euro 2024”.

Zvicra në Kupën e Botës 2026 arriti në çerekfinale për herë të parë pas 72 vjetësh.