Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Henry komenton eliminimin e Francës

Thierry Henry

Legjenda e Francës, Thierry Henry, ka folur në “Fox Sports” për humbjen e Francës në gjysmëfinale ndaj Spanjës. 

“Spanjollët kontrolluan topin dhe treguan pse janë kampionë evropianë. Ekipi më i mirë fitoi. Nëse nuk je në formë që nga fillimi, do të jetë e vështirë. Franca duhet ta analizojë atë që ndodhi dhe të kthehet më e fortë për të mposhtur rivalët e saj,” tha legjenda Henry.

Henry gjithashtu i uroi selektorit francez, Didier Deschamps gjithë të mirat në të ardhmen, ndërsa e falënderoi për atë që ka bërë me ekipin përfaqësues të Francës që kur mori drejtimin në vitin 2012. “Faleminderit për atë që ke bërë si trajner i Francës,” tha Henry për Deschampsin.