Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gjermania shfaq forcën ndaj debutuesve të Kuraçaot

Gjermania

Foto: Associated Press

Shtatë gola nga gjashtë lojtarë të ndryshëm i kanë siguruar fitore të thellë Gjermanisë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës në futboll.

Të dielën mbrëma në Houston, Gjermania fitoi 7:1 ndaj Kuraçaot. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjermania është vlerësuar favorite e madhe për ndeshjen e Grupit E dhe këtë e dëshmoi me paraqitje bindëse në fushën e blertë. Për Kuraçaon sukses i madh është vetë paraqitja në ngjarjen më të madhe të futbollit. Kuraçao, ku ndikimi i futbollit holandez është masiv, debuton në Kupën e Botës.

Felix Nmecha e realizoi golin e parë për Gjermaninë që në minutën e gjashtë. Por Kuraçao befasoi gjermanët kur barazoi në 1:1 në minutën e 21-të. Realizoi Livano Comenencia. 

Megjithatë kaq ishte forca e përfaqësueses së vogël. Gjermanët më pas rreshtuan golat për fitore shumë të thellë.

Nico Schlotterbeck dhe Kai Havertz shënuan në pjesën e parë për 3:1. 
Në pjesën e dytë shënuan edhe Jamal Musiala, Nathaniel Brown, Deniz Undav dhe sërish Havertz për fitore bindëse dhe njëkohësisht për paralajmërim se Gjermania e madhe po kthehet.

 


Gjermania e realizon edhe golin e gjashtë

Gjermania e ka shënuar edhe golin e gjashtë ndaj Kuraçaos. Për 6:1 realizoi Deniz Undav në minutën e 78-të.
 

 


Gjermania po e “shkatërron” Kuraçaon

Gjermania është duke fituar thellë 5:1 ndaj Kuraçaos. 

Golin e pestë për Gjermaninë e ka realizuar Nathaniel Brown në minutën e 68-të.


Gjermania e shënon edhe golin e katërt

Gjermania e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Kuraçaos. 

Jamal Musiala realizoi për 4:1 në minutën e 47-të. Kjo ndeshje i takon Grupit E.

 


Gjermania në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë

Gjermania është duke udhëhequr 3:1 pas pjesës së parë ndaj Kuraçaos. 

Felix Nmecha e kaloi në epërsi Gjermaninë në minutën e gjashtë. 

Kuraçao i barazoi shifrat në minutën e 21-të me golin e realizoi Livano Comenencia. 

Ishte gol historik për Përfaqësuesen e Kuraçaos. Ishte goli i parë në debutim në Kupën e Botës. 

Gjermania kaloi sërish në epërsi në minutën e 38-të. Nico Schlotterbeck shënoi për 2:1. 

Ndërsa Kai Havertz u tregua i saktë nga pika e bardhë për 3:1 në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë. 

Kjo ndeshje i takon Grupit E.


Gjermania kthen epërsinë, shënon Schlotterbeck

Gjermania ka kthyer epërsinë ndaj Kuraçaos. 

Për 2:1 realizoi Nico Schlotterbeck në minutën e 38-të.

 

 


Historike, Kuraçao shënon golin e parë në Botëror

Përfaqësuesja e Kuraçaos e ka shënuar golin e parë në debutim në Kupën e Botës. 

Kuraçao e realizoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 21-të. 

Livano Comenencia, mesfushor i Zurichut, ishte realizator i golit historik.

Për Gjermaninë në minutën e gjashtë realizoi Felix Nmecha.