Qeveria në detyrë e Kosovës po insiston në gazifikimin e thëngjillit derisa kërkon mbështetje nga Administrata amerikane për bashkëpunim në projekte për gazit, por jo për lidhje në rrjetin rajonal për të cilin insiston SHBA-ja.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të premten ka deklaruar se Kosova nuk ka zgjedhur importin nga shtetet e rajonit para prodhimit vendor të energjisë elektrike, apo para gazit amerikan, por se ka zgjedhur thëngjillin e burimet e ripërtëritshme që mbështeten në burime vendore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka theksuar se në vend të ndërtimit të gazsjellësit e infrastrukturës përcjellëse, zgjidhje më të duhur Qeveria e ka parë importimin e gazit të lëngëzuar përmes Vlorës, prodhimin e energjisë atje dhe transmetimin pa pasur nevojë për investime shtesë.
Siç deklaroi Rizvanolli, Qeveria e konsideron gazin e lëngëzuar nga SHBA-ja “jo si zëvendësim të burimeve tona, por vetëm si burim shtesë për kohët kur burimet vendore nuk mjaftojnë”.
“Nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës është kundër gazit të lëngëzuar nga SHBA (LNG) siç po thuhet. Ne qysh më 2022 kemi nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Shqipërinë me synim bashkëpunimin me termocentralin e Vlorës me energji. Këtë e kemi konsideruar zgjidhje më praktike dhe ekonomikisht më të favorshme. Në vend të ndërtimit të gazsjellësit e infrastrukturës përcjellëse të gazit që merr kohë e ka kosto, ne mund të importojmë LNG-në përmes Vlorës, të prodhojmë energjinë elektrike atje e ta transmetojmë përmes linjës së interkoneksionit 400kV që e kemi të gatshme sot dhe nuk kërkon asnjë cent investim shtesë”, është shprehur ajo përmes një videoje të publikuar në Facebook.
Sipas Rizvanollit, me gazifikim të qymyrit do të shtohen kapacitete të reja që janë me teknologji më të avancuar e më pak ndotje.
Më tej ka thënë se Qeveria në detyrë mbetet e bashkërenduar me politikën e jashtme të SHBA-së.
Derisa SHBA-ja ka kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e projektit rajonal për gazin amerikan, Qeveria në detyrë ka dhënë një propozim tjetër. Ministrja Rizvanolli më 20 qershor ka deponuar në Ambasadën Amerikane një kërkesë për mbështetje për projekte që lidhen me gazifikimin e qymyrit, duke u thirrur në rezervat e mëdha të linjitit dhe në politikat e presidentit Donald Trump për mbështetjen e industrisë së qymyrit.