Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

I veçanti Bielsa me pikëpamje interesante për pushimet e freskimit

Bielsa

Selektori i Uruguait, Marcelo Bielsa, ka thënë se pushimet e freskimit nuk i japin asgjë futbollit, ndërkohë që po shkatërrojnë “thelbin kulturor të sportit”.

FIFA ka vendosur që në mesin e secilës pjesëlojë të ketë pushim treminutësh për freskim, përkatësisht hidratim të lojtarëve, për shkak të temperaturave të larta. Por pushimet e prezantuara që lojtarët të pijnë ujë, kanë ndarë opinionin futbollistik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kritikët thonë se pushimi ndan ndeshjen në katër pjesë dhe është përfshirë në mënyrë që transmetuesit të përfitojnë minuta për reklama gjatë ndeshjes.

“Të luash katër herë në vend se të luash dy herë ndryshon konceptin e asaj që ishte ndërtuar kulturalisht për të interpretuar futbollin”, ka thënë Bielsa.

“Ky ndryshim kulture nuk shton asgjë dhe heq shumë. Do të them vetëm se para këtij ndryshimi futbolli kishte një karakteristikë, tani ka një tjetër. Njerëzit bien në dashuri me lojën për shkak të karakteristikave të saj”, ka shtuar Bielsa, i konsideruar njëri prej trajnerëve më me ndikim në botën e futbollit.

Ai vlerëson VAR-in dhe risitë tjera teknologjike. Thotë se teknologjia ofron më shumë mundësi.

“Ka një qëllim tjetër për pushimet dhe konkluzat që po nxjerr këtu nuk janë realisht të miat. Gjithashtu unë e them atë që e dëgjoj”, ka theksuar Bielsa.