Trajneri i Iranit tha se u është urdhëruar të largohen nga SHBA-ja dhe të kthehen në kampin stërvitor në Meksikë vetëm disa orë pasi hapën turneun duke luajtur 2:2 me Zelandën e Re, në orët e para të së martës sipas kohës në Kosovë.
Trajneri Amir Ghalenoei nuk tha se kush i urdhëroi iranianët të largoheshin më herët se sa ishte planifikuar. Ekipi priste të kalonte natën në Kaliforni për të kryer procesin normal të rikuperimit pas ndeshjes së parë. Por pas ndeshjes me Zelandën e Re, iranianëve u është thënë se duhet të hipnin menjëherë në aeroplan për udhëtimin drejt Tijuanas së Meksikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ata as nuk na dhanë kohë për rikuperim”, tha Ghalenoei.
“Pas ndeshjes na thanë: ‘Duhet të largoheni menjëherë’. Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi kohë për rikuperim, por na u kërkua të hipim në aeroplan dhe të kthehemi në bazën tonë. Ne jemi vërtetë të shqetësuar për këtë”.
Irani i luan në SHBA ndeshjet e fazës grupore. Por mes tensioneve politike, është vendosur që iranianët të qëndrojnë në Meksikë e jo në SHBA gjatë Kupës së Botës. Për kohë të gjatë kishte dilema nëse Irani edhe do të jetë pjesë e Botërorit.
Kapiteni Mehdi Taremi ka thënë se ekipi i është nënshtruar udhëtimit dhe kontrolleve të sigurisë prej pesë orëve gjatë asaj që normalisht është një udhëtim i shkurtër nga Tijuana për në zonën e Los Angelesit.
“Nuk e dimë pse po na kthejnë. Mendoj se kjo është e çuditshme. Duket sikur të tjerët po bëjnë planin për ne. Vendimet për ne merren diku tjetër. Ne duhej të vinim dy netë para ndeshjes dhe duhej të qëndronim sonte për t’u rikuperuar dhe të kthehemi nesër në drekë. Nuk kemi asnjë ide pse po ndodhë kjo. Mendoj se jemi ekipi më i shtypur në Botëror”, ka vazhduar selektori iranian.
Taremi dhe Ghalenoei kanë kritikuar edhe mungesën e shumë anëtarëve të rëndësishëm të stafit të ekipit, të cilëve iu mohuan vizat nga SHBA-ja. Këtu përfshihen presidenti i federatës, personeli mbështetës për trajnerë si dhe zyrtarët e medias.
“Ne duhet të largohemi menjëherë nga Los Angelesi dhe kjo nuk është mirë për ne”, ka thënë Taremi rreth një orë pas ndeshjes. “Mendoj se FIFA duhet të na ndihmojë më shumë se kaq. Çdo gjë është si katastrofë për ne”.
Te Irani janë ankuar se nuk kanë pasur përgatitje të duhura për Botëror.
Irani e hapi Kupën e Botës me barazim zhgënjyes ndaj ekipit që është për 65 vende më poshtë në renditjen e FIFA-s.
Jashtë stadiumit ka pasur protestë kundër qeverisë së Iranit nga qindra iraniano-amerikanë. Gjatë himnit një pjesë e shikuesve kanë kthyer shpinën kah fusha. Dhjetëra flamuj me luan dhe diell, që ishte flamuri zyrtar i Iranit para vitit 1979, janë shfaqur në turmën e shikuesve, me gjithë përpjekjet e FIFA-s për të pamundësuar këtë.
Megjithatë, shumica e tifozëve kanë mbështetur zëshëm përfaqësuesen e Iranit.
“Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme në ndeshje, gjatë 90 minutave. Ishte si në shtëpi për ne”, ka thënë Taremi.