Përzgjedhësi i Uruguait, Marcelo Bielsa, ka dëshmuar vazhdimisht se dallon plotësisht nga të tjerët.
Me nofkën “El Loco” (I çmenduri), me vëmendjen obsesive ndaj detajeve, apo me ulje në kuti akulli gjatë ndeshjeve, Bielsa njihet si trajner rebel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo70-vjeçari ka ruajtur reputacionin e tij edhe në portretin zyrtar të FIFA-s për Kupën e Botës.
Ndryshe nga shumica e lojtarëve dhe trajnerëve që argëtohen para kamerës dhe shijojnë momentin e tyre në qendër të vëmendjes, Bielsa shikonte me kokëfortësi poshtë, në vend që të shikonte direkt në kamerë, kur po i bëhej fotografia zyrtare.
Gjatë fotografimit zyrtar dukej sikur preferonte të ishte në fushën stërvitore apo të analizonte një ndeshje tjetër.
Pas barazimit 1:1 me Arabinë Saudite në Miami, Bielsa nuk u impresionua nga gazetarët që kishin rezerva për qëndrimin e tij, mes sugjerimeve se mund të ishte një lloj proteste.
“Nuk kam nevojë të jap asnjë shpjegim. Fotografia është bërë ashtu siç është bërë”, tha trajneri i njohur.
“Unë nuk jam model”, vazhdoi argjentinasi.
FIFA ka fotografuar të gjitha ekipet dhe stafet e tyre në Kupë të Botës. Sesionet e fotografive janë bërë element kryesor i mbulimit medial të turneve të mëdha të FIFA-s në dekadën e fundit.
Bielsa është njëri prej trajnerëve më të respektuar dhe më inovativ në futboll. Ai më herët ka drejtuar Argjentinën dhe Kilin në Kupë të Botës.
Bielsas iu bë më pas një pyetje tjetër, por trajneri me përvojë u kthye në temën e njëjtë.
“Ekziston një kufi në lidhje me atë që duhet të shpjegojmë”, shtoi ai. “Nëse unë mbaj syze, pse mbaj syze? Ti shikon dikë në sy, pse e bën këtë? Nuk ka asgjë të keqe të mbash syze ose të shikosh dikë tjetër në sy, ose të shikosh poshtë”, ka vazhduar fjalimin Bielsa.
Ndeshja e dytë e Uruguait është ndaj Kepit të Gjelbër, befasisë së deritashme të Botërorit, të dielën.
Bielsa si trajner ka punuar në shumë vende evropiane. Ka drejtuar skuadra si Espanyol, Athletic Bilbao, Marseille, Lazio, Lille, Leeds United. Ndikimi i tij te trajnerët e tjerë të futbollit vlerësohet shumë i madh.