Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

James do t’i mungojë Anglisë në dy ndeshje

Reece James

Ylli i skuadrës së Chelseat, Reece James, do t’i mungojë Përfaqësueses së Anglisë në dy ndeshje për shkak të një lëndimi.

“The Guardian” ka shkruar të shtunën se James ka një lëndim në kofshë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbrojtësi i krahut do t’i mungojë “Tre Luanëve” në dy ndeshjet e ardhshme.

James do të mungojë sonte në ndeshjen që Anglia nga ora 23:00 e luan ndaj Panamasë.

26-vjeçari do të mungojë edhe në ndeshjen e 1/16 të finales.

James ishte startues në dy ndeshjet e para, ndaj Kroacisë dhe ndaj Ganës.

Ai ka pasur telashe me lëndime edhe përgjatë edicionit 2025/26 me skuadrën e Chelseat.

Selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, në mungesë të Jamesit pritet të luajë me mbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jarell Quansah.

Anglisë në fillim të Kupës së Botës iu lëndua edhe mbrojtësi i Newcastle Unitedit, Tino Livramento.