Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kepi i Gjelbër shkruan histori

Kep

Tri barazime i kanë mjaftuar Kepit të Gjelbër për avancim në fazën nokaut të Kupës së Botës në futboll.

Kepi i Gjelbër përfundoi i dyti në Grupin H, duke lënë prapa Uruguain dhe Arabinë Saudite, që eliminohen. Kepi i Gjelbër mblodhi tri pikë, ndërsa Uruguai dhe Arabia Saudite mbetën me nga dy pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupin e fitoi Spanja me shtatë pikë. 

Kepi i Gjelbër debuton në Botëror, ndërsa në orët e hershme të së shtunës barazoi pa gola me Arabinë Saudite në ndeshjen e tretë në grup. Pa gola kishte barazuar edhe me Spanjëjn, ndërsa 2:2 luajti me Uruguain.

Kepi i Gjelbër është bërë vendi më i vogël që ka arritur në fazën nokaut të Botërorit.

Vozinha është hero i ri i Kepit të Gjelbër. Portieri 40-vjeçar është bërë shumë i famshëm gjatë Botërorit.

“Jemi vend i vogël, por kemi zemër të madhe dhe jemi luftëtarë”, ka thënë Vozinha.

Kepi i Gjelbër tani përballet me Argjentinën në 1/16 e finales.