Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, ka mbrojtur vendimet e tij taktike dhe zëvendësimet që bëri në barazimin 2:2 me Japoninë. Holanda ishte dy herë në epërsi, por mezi mori barazim 2:2 në fund.
Pas golit për 2:1, Koemani bëri tri ndryshime në përbërje, ndërsa më pas e aktivizoi edhe një mbrojtës shtesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQasja mbrojtëse megjithatë nuk funksionoi pasi Japonia shënoi për 2:2 në minutën e 88-të.
Koeman nuk është pishman për asnjërin vendim që mori gjatë ndeshjes.
“Ka pasur problem edhe me presionin nga krahët. Kështu që nëse shikoni të dy golat, ne nuk jemi mbrojtur mirë”, ka thënë Koeman.
“Futbolli është lojë interesante. Japonia pasi shënoi golin e dytë po ashtu nisi të mbrohej. Kemi mundur të shënojmë golin e tretë. Nuk jam pishman për zgjedhjet që kam bërë”, ka vazhduar selektori holandez.
Koeman ka theksuar se mediat nuk e vlerësojnë sa duhet Japoninë.
“Natyrisht, duhet të paraqitemi më mirë dhe duhet të rritemi gjatë turneut. Përfundimisht kjo nuk ishte paraqitja jonë më e mirë. Ne kemi pritur ta fitojmë këtë ndeshje”.