Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kritika të tjera ndaj FIFA-s pas vendimit për futbollistin anglez

fff

Trajtimi i FIFA-s ndaj dy rasteve që përfunduan me kartonë të kuq doli në qendër të vëmendjes, pasi mbrojtësi anglez Jarell Quansah u suspendua për dy ndeshje, ndërsa sulmuesit amerikan, Folarin Balogun iu pezullua dënimi automatik prej një ndeshje moslojë. Dhe ndërhyrjet e dy lojtarëve ishin të ngjashme.

Kjo ka bërë që ish-arbitra ndërkombëtarë të futbollit të mos pajtohen me vendimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Quansah u përjashtua me karton të kuq në fitoren e Anglisë ndaj Meksikës në 1/8 e finals, pasi përmes VAR-it u konstatua se bëri faul serioz. Të enjten Quansah u dënua me dy ndeshje moslojë për atë përjashtim.

Balogun ishte përjashtuar me të kuq në fitoren e SHBA-së ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Duhej të mungonte ndaj Belgjikës, por FIFA e ktheu dënimin automatik të tij në dënim me kusht, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi rishikim të situatës. FIFA tha se biseda e Trumpit me presidentin e saj, Gianni Infantino, nuk ndikoi në vendim, por asnjëherë nuk u arsyetua plotësisht vendimi për “pezullim” të kartonit të Balogunit. Ai rast ngjalli kritika të shumta ndaj FIFA-s.

“FIFA ka dështuar të realizoi obligimet e saj ndaj lojës me pezullimin e dënimit të Balogunit. FIFA e lejoi ndërhyrjen e jashtme nga presidenti”, ka thënë ish-arbitri Keith Hackett.

“Të dy lojtarët bënë ndërhyrje serioze të sanksionuara me kartonë të kuq. Përgjegjësit e FIFA-s janë fajtorë”.

Jonas Eriksson, që ishte arbitër i FIFA-s për 16 vjet, tha se nëse Balogun do të suspendohej me një ndeshje, Quansah do të duhej të kishte dënim të njëjtë. Ai i ka vlerësuar dy incidentet në fushë si thuajse të barabarta, për sa i përket intensitetit dhe agresionit.

“Të gjithë duan vendime të sakta nga gjyqtarët. Por gjithnjë më e rëndësishmja është vazhdimësia”, ka thënë Eriksson.

“Lojtar A duhet të merr të njëjtin dënim si lojtari B. Skuadra A merr dënim të njëjtë si skuadra B. Këtë e presin të gjithë dhe vetëm kështu jeni në rrregull. Dhe nuk ishte kështu kur bëhet fjalë Quansah dhe Balogun”.

Ashtu si pritej, mediumet britanike menjëherë bënë krahasime të dy rasteve.

“The Independent” ka shkruar: “FIFA konfirmon dënimin për Jarell Quansah, vetëm pak ditë pasi fali Folarin Balogunin”.

Ish-arbitri Eriksson tha se vendimi përfundimtar për “ta falur” Balogunin nuk është shpjeguar asnjëherë në mënyrë adekuate dhe kjo ka bërë që zemërimi të jetë më i madh.

Belgjika ishte ankuar ndaj vendimit të FIFA-s për amerikanin, por pa sukses. Balogun luajti, por pa kontribuar shumë ndaj Belgjikës. 

“FIFA nuk ishte në gjendje të tregonte se a ishte vendim i gabuar i arbitrit apo zbatim i gabuar i rregullave. Vetëm mund të hamendësohet. Por bazuar në këtë, kartoni i kuq për Quansah dhe dënimi me dy ndeshje moslojë, për mua është një mister”, ka thënë Eriksson, që ka publikuar një libër për “lojën e ndyrë” të arbitrave të FIFA-s.