Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kritikohen Casemiro dhe Gabriel

Casemiro

Foto: Associated Press

Legjenda e Anglisë, Alan Shearer, ka kritikuar paraqitjen e Gabrielit në barazimin 1:1 të Brazilit ndaj Marokut.

“Gabriel ka qenë i ngadaltë. Distanca e tij dhe Marquinhos ishte e madhe kur Brazili pësoi golin në pjesën e parë”, ka thënë Shearer për “BBC”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk ka mbetur pa u kritikuar edhe Casemiro. 

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Brazilit, Lucas Leiva, ngriti shqetësime serioze në lidhje me ekuilibrin e ekipit të Brazilit. 

“Brazili nuk kishte asnjëherë kontrollin në mesfushë. Casemiro pati pak vështirësi dhe kjo është arsyeje pse u nxor pas pjesës së parë. Në sulm Brazili nuk u shfaq i rrezikshëm. Në përgjithësi nuk ishte paraqitje e mirë. Ekuilibri i ekipit nuk ishte i duhuri”, ka thënë Leiva për “CBS Sports”.