Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Kundërpërgjigje e ashpër ndaj Infantinos që u tall me Italinë

Gianni Infantino

Politikanë të ndryshëm në Itali i janë kundërpërgjigjur ashpër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos, i cili është tallur së fundmi me Përfaqësuesen italiane.

Italia nuk u kualifikua në Botëror për herën e tretë rresht, pasi humbi në penallti në finale të plejofit nga Bosnjë-Hercegovina, në fund të muajit mars.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Infantino ka deklaruar se “mund të shkojnë deri në 208 përfaqësuese për t’u siguruar që Italia do të jetë pjesëmarrëse”.

“E kemi shikuar mundësinë që ta rrisim turneun në 64 përfaqësuese, për të përfshirë më shumë shtete nga bota. Ndoshta Italia mund të kualifikohet me 64 përfaqësuese, ose mund të shkojmë deri në 208 përfaqësuese për t’u siguruar që të jetë pjesëmarrëse”, ka bërë shaka Infantino në një intervistë dhënë për “CazeTV”.

Por, kjo nuk është pranuar mirë në Itali dhe ka pasur reagime të ashpra ndaj tij.

Në Itali kanë thënë se Infantino nuk duhet të flas si tifoz por të jetë serioz pasi është President i FIFA-s.