Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Anglia ndalet në barazim nga Gana

Anglia

Foto: Associated Press

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anglia ndalet në barazim nga Gana

1 d. më parë / 24 qer 2026 00:01
Anglia ndalet në barazim nga Gana

Anglia e mposhti 4:2 Kroacinë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026. Por anglezët nuk arritën të shënoj asnjë gol në ndeshjen e dytë.

Ndeshja Angli – Ganë e luajtur të martën mbrëma përfundoi baras, 0:0.

Anglia kishte më shumë raste shënimi. Por Anglia e udhëhequr në sulm nga kapiteni Harry Kane, nuk arriti të thyej mbrojtjen e fortë të Ganës.

Anglia dhe Gana kanë nga tre pikë. Por falë goldallimit më të mirë, Anglia prin në Grupin L.

Anglia ndeshjen e fundit e luan më 27 qershor ndaj Panamasë, kurse Gana kundër Kroacisë.

Nuk jep gola pjesa e parë e ndeshjes Angli – Ganë

1 d. më parë / 23 qer 2026 22:53
Angli-Ganë

Nuk është shënuar asnjë gol në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Anglisë dhe Ganës.

Dueli i dytë i Grupit L po luhet në stadiumin “Gillette”.

Anglia e dominoi pjesën e parë, po pa arritur t’i konkretizojë rastet.

Radha e Kanet, ai luan nga fillimi

1 d. më parë / 23 qer 2026 21:19
Harry Kane

Pas shkëlqimit të Lionel Messit, Kylian Mbappes, Erling Haalandit dhe Cristiano Ronaldoës, radha është e Harry Kanet. 

Kane udhëheq sulmin e Anglisë në ndeshjen kundër Ganës që nis sonte nga ora 22:00.

Ndeshja luhet në “Gillette Stadium” dhe i takon Grupit L.