Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKane shënon për Anglinë në tentimin e dytë nga penalltia
Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka shënuar gol për Anglinë në tentimin e dytë. Penalltinë e parë e humbi, pasi portieri Dominik Livakoviq e kuptoi atë dhe e priti. Por, nuk dështoi në penalltinë e dytë, dhe realizoi në të njëjtin krah, në minutën e 12-të.
Anglia e fitoi penalltinë në minutën e nëntë të ndeshjes.
Luka Modriq e pengoi Eberechi Ezen në zonë. Dhe gjyqtari Clement Turpin nuk kishte dyshim duke sinjalizuar në pikën e bardhë. Kane dështoi herën e parë, por jo edhe në të dytën.
Si përfundoi ndeshja e fundit mes Anglisë e Kroacisë në Botëror?
Tetë vjet më parë në Kupë të Botës në “Rusia 2018”, ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë ishte gjysmëfinale.
“Tre Luanët” kishin shpresë se do të arrinin në finalen e parë të Botërorit që prej vitit 1966, kur topi pas gjuajtjes së lirë të Kieran Trippierit pas pesë minutash lojë, përfundoi në rrjetë.
Por, goli i Ivan Perishiqit në minutën e 68-të e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Në minutën e 109-të, Mario Manxhukiq kishte shënuar për 2:1. Ishte gol i fitores.
Kroacia në finale humbi nga Franca.
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Anglia – Kroacia
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Anglia – Kroacia, që nis në orën 22:00.
Ky ballafaqim i takon Grupit L dhe luhet në stadiumin “AT&T” në Arlington të Teksasit.
Formacioni i Anglisë:
Pickford, James, Stones, Konsa, O’Reilly, Anderson, Rice, Madueke, Bellingham, Gordon, Kane
Formacioni i Kroacisë:
Livakoviq, Gvardiol, Vuskoviq, Shutalo, Perisiq, Suçiq, Modriq, Stanisiq, Baturina, Pashaliq, Musa
