Ka përfunduar baras, 0:0, pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Kolumbisë.
Takimi i fundit i një të tetës së finales të Kupës së Botës është duke u zhvilluar në Vancouver.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa ndonjë rast të mirë për gol.
Te Zvicra po paraqiten dy shqiptarët, kapiteni Granit Xhaka dhe mesfushori tjetër Ardon Jashari.
Fituesi i këtij dueli do të takohet me kampionen në fuqi, Argjentinën, e udhëhequr nga Lionel Messi.
Argjentina fitoi me përmbysje të rezultatit ndaj Egjiptit. Ishte duke humbur 2:0, por ktheu rezultatin në favorin e saj duke fituar 3:2.