Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Momentet më të mira nga Kupa e Botës

Botrori

Foto: Associated Press

Kupa e Botës në futboll ka ofruar qindra momente spektakolare.

Përgjatë 39 ditëve janë luajtur plot 104 ndeshje.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” ka përzgjedhur momentet kryesore të Botërorit.

Goli i Botërorit

Sidny Lopes Cabral i Kepit të Gjelbër tronditi Argjentinën me supergolin në 1/16 e finales. Argjentina megjithatë avancoi dhe arriti deri në finale.

Edhe Gola, teknologji dhe pushime për freskim: Si do ta kujtojmë Kupën e Botës Botërori 2026 1 d. më parë Gola, teknologji dhe pushime për freskim: Si do ta kujtojmë Kupën e Botës

Dështimi i Botërorit

Gjermania. Për Botërorin e tretë rresht gjermanët kanë arritur të realizojnë pritjet e tifozëve.
Gjermania u ndal nga Paraguai në raundin e parë nokaut. Më mirë nuk kaloi as Brazili.

Lojtari që shpërtheu

Pau Cubarsi i Spanjës. Mbrojtësi 19-vjeçar i Barcelonës luajti çdo minutë për Spanjën që e fitoi titullin. Ai ka pasur 668 pasime të suksesshme nga 690 tentime. Ka shkëlqyer gjatë gjithë Botërorit.

Pritja e Botërorit

Edhe Mbrojtësi i Kepit të Gjelbër shënon golin më të bukur të Botërorit, nuk e besonte as vetë Botërori 2026 2 j. më parë Mbrojtësi i Kepit të Gjelbër shënon golin më të bukur të Botërorit, nuk e besonte as vetë

Pritja më e mirë e Botërorit, sipas AP, ishte ajo e Vozinhas ndaj Lionel Messit. 40-vjeçari i Kepit të Gjelbër u shndërrua në njërin prej yjeve më të mëdha të Botërorit.

Gabimi i Botërorit

Dalja e gabuar e portierit amerikan Matt Freese në ndeshjen ndaj Belgjikës. Gabimi i tij i rëndë kushtoi me gol, ndërsa SHBA-ja pësoi 4:1.

Ndërhyrja më e rëndë

Ishte ajo që mesfushori i Katarit, Assim Mabido bëri ndaj mesfushorit të Kanadasë, Ismael Kone.
Reprezentuesi i Kanadasë pësoi thyerje të këmbës.

Edhe Ferran Torres kalon dyshimet dhe bëhet hero i Spanjës Botërori 2026 22 o. më parë Ferran Torres kalon dyshimet dhe bëhet hero i Spanjës

Tifozët e Botërorit

Pa asnjë dyshim ishin tifozët e Norvegjisë. Festa e tyre u bë e famshme në gjithë botën.