Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Myung-bo flet publikisht: Duhej ta ruaja familjen

kor

Ish-përzgjedhësi i Koresë së Jugut, Hong Myung-bo, ka deklaruar të enjten publikisht për largimin e tij nga shteti, pas kërcënimeve të shumta që mori. 

Koreja e Jugut u eliminua nga Kupa e Botës para dy javësh, në fazën grupore, pas një fitoreje në tri ndeshje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Myung-bo u detyrua që bashkë me familjen të largohej nga shteti dhe tani është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u kërcënua me vdekje. 

“U kërkoj falje të gjithë qytetarëve që e duan dhe e përkrahin futbollin korean. Kam dështuar që t’i sjellë rezultatet e pritura. Si trajner, i pranoj përgjegjësitë dhe kërkoj falje sërish. Kishte kërcënime për mua dhe familjen time, dhe kishim shqetësime për sigurinë personale. Si kryefamiljar, duhej që t’i mbroja ata”, ka deklaruar Myung-bo.