Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ndeshja Paraguai - Franca, alarmuese për dy gjëra

Ndeshja Paraguai - Franca, alarmuese për dy gjëra

Debati i pushimit për freskim do të justifikohet në ndeshjen në Filadelfia ndërmjet Paraguait dhe Francës, që luhet të shtunën nga ora 23:00, sipas kohës në Kosovë. 

Është ndeshje e 1/8 së finales të Kupës së Botës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Priten temperatura ekstreme. Është lajmëruar që temperatura në momentin që nis ndeshja do të jetë 40 gradë Celsius dhe ajo do të vazhdojë deri në përfundim të ballafaqimit.

Për më shumë ka mundësi edhe të stuhive të mëdha në këtë qytet, gjatë ndeshjes. Gjendja alarmuese ka shqetësuar FIFA-n. Ndeshja luhet në stadium të hapur dhe ka gjasa të shtyhet. Francës iu shty ndeshja me Irakun për dy orë e 10 minuta. Përzgjedhësi Didier Deschamps ka vendosur që stërvitjet t’i kryejë në temperatura 36 gradë Celsius dhe me lagështi prej 54 për qind. 

“Marca” ka shkruar se lojtarë si Kylian Mbappe kanë shfaqur shenja të vuajtjeve nga nxehtësia në fushën “Bentley University”.