Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Në SHBA–Paraguai u zbatua për herë të parë rregulli që korrigjon një padrejtësi të madhe

SHBA

SHBA-ja fitoi ndaj Paraguait 4:1 në ndeshjen e parë. Por në “SoFi Stadium” ndodhi një rast që shkroi historinë. Nuk ishte parë kurrë më parë në stadiume.

SHBA-ja ishte duke fituar 3:0 kur ndodhi momenti diskutabil i ndeshjes së Grupit D.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veterani 38-vjeçar, Tim Ream, shkaktoi ndërhyrje të palejuar dhe u ndëshkua me karton të verdhë për “ndërhyrjen” në Miguel Almironin.

Pasi u ekzekutua goditja e dënimit, gjyqtari holandez, Danny Makkelie, u udhëzua ta shihte në VAR rastin dhe e tërhoqi vendimin. Më herët, gjyqtarët nuk e kishin këtë të drejtë.

Pasi e pa rastin në VAR, Makkelie ia hoqi kartonin Reamit dhe e ndëshkoi Almironin për simulim.

Është hera e parë që VAR-i intervenon për identitet të gabuar në Kupë të Botës.

VIDEO:

FIFA ka njoftuar për ndryshime të shumta të rregullave për këtë turne, ndërsa “identiteti i gabuar” është kërkuar të përfshihet nga Pierluigi Collina, udhëheqësi i referëve.

Ky rregull tregon se nëse një lojtar ndëshkohet apo përjashtohet, por faulli është shkaktuar nga ekipi kundërshtar, vendimi mund të ndryshohet.

Rregulli tjetër është se mund të shikohet kartoni i dytë i verdhë, nëse ekziston apo jo.