Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Nëna e Vozinhas merr vizën për ta parë djalin nga afër

Nëna e Vozinhas merr vizën për ta parë djalin nga afër

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, do të ketë bashkim emocionues me nënën e tij para ndeshjes së radhës në Kupën e Botës. 

Vozinha kishte paraqitje heroike kundër Spanjës në barazimin pa gola. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

40-vjeçari pas ndeshjes kishte thënë se nëna e tij nuk ka mundur të vinte në SHBA për shkak të kostove që lidheshin me vizë por edhe me sfidat e tjera logjistike. 

Ditë më vonë, situata ndryshoi. 

Nëna e Vozinhas, Ana Candida Evora, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Miami në kohë, për ta parë ndeshjen e Grupit H të Kepit të Gjelbër ndaj Uruguait, të dielën. 

“Jam shumë e lumtur”, ka thënë ajo nga shtëpia në Sao Vicente. “Do të shkojë ta përkrahë, t’i jap fuqi dhe besim. Do të shkoj ta përqafoj pas ndeshjes”. 

Portieri veteran ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Spanjës me pritje të shumta. 

Ai ka pasur rritje të madhe edhe në rrjetet sociale, duke marrë miliona ndjekës në platforma të ndryshme.