Nico Paz u vlerësua prej më të mirëve në fitoren e Argjentinës kundër Jordanisë me rezultat 3:1, të dielën në mëngjes.
Paz luajti si titullar për herë të parë në Kupën e Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti i Comos luajti 61 minuta, me saktësi të pasimeve prej 94 për qind.
“Ndeshja ime e parë si titullar në Kupën e Botës dhe një fitore për të mbyllur fazën e grupeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithmonë mirënjohës për çdo mundësi”, tha Paz.
Ai vlerësoi lart superyllin argjentinas, Lionel Messi. Messi shënoi njërin prej tri golave në fitoren e Argjentinës.
“Messi është i çmendur; pavarësisht moshës së tij ai na befason çdo ditë me diçka të re. Dhe në çdo ndeshje ai demonstron ndikimin e jashtëzakonshëm kur hyn në fushë. Shpresoj që të vazhdojë kështu”, tha Paz.