Përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, mbeti i mahnitur nga Lionel Messi pas shkëlqimit kundër Algjerisë.
Messi shënoi tre gola, ndërsa Argjentina e filloi mbrojtjen e titullit me fitore 3:0 të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai është nga një planet tjetër”, tha Pochettino për kapitenin e Argjentinës. “Çdo krahasim apo metaforë që përdorim, çdo mbiemër që mund të përdorim për ta përshkuar atë është i pamundur. Nuk do të ishte e drejtë”, është shprehur Pochettino.
Me “hat-trickun” e parë në histori të Kupës së Botës, ai barazoi rekordin e Miroslav Kloses për më shumë gola të shënuar. Messi e Klose kanë nga 16 gola.
Pochettino ka punuar me Messin në edicionin 2021/22 te PSG-ja.
“Është e pabesueshme ta shikosh atë. Ishte ndeshja e parë që pamë ku mund ta dëgjosh publikun më shumë sesa komentatorët. Dhe qershia mbi tortë ishte prania e Messit. Argjentina është favorite, këtë e dëshmuan në ndeshjen e parë”, është shprehur Pochettino.
Argjentina do të përballet me Austrinë më 22 qershor në Arlington, kurse ndeshjen e fundit të Grupit J e ka kundër Jordanisë më 27 qershor.