Portieri 43-vjeçar, Craig Gordon, është përfshirë në ekipin e Skocisë për Kupën e Botës 2026.
Përzgjedhësi i Skocisë, Steve Clarke, publikoi të martën skuadrën prej 26 lojtarësh për Botërorin që nis më 11 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGordon është në mesin e tre portierëve të ftuar.
Gordon do të bëhet lojtari i dytë më i vjetër në historinë 96-vjeçare të Kupës së Botës, nëse do të paraqitet në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Portieri i Egjiptit, Essam El Hadary, ishte 45-vjeçar kur luajti në Kupën e Botës 2018.
Gordon është pjesë e klubit skocez, Heart of Midlothian.
Për Skocinë nga viti 2004 e tutje ka zhvilluar 83 ndeshje.